BRUKSEL – KE miraton 2.5 miliardë euro të tjera mbështetje për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka miratuar 2.5 miliardë euro shtesë (2.57 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën, tha të martën kryetarja e komisionit Ursula von der Leyen.

”Komisioni gjithashtu planifikon të shpenzojë 18 miliardë euro për Ukrainën për vitin 2023, me fonde të disbursuara në baza të rregullta”, shtoi ajo.

”Paratë janë të destinuara për “riparime urgjente dhe një rikuperim të shpejtë që çon në rindërtim të suksesshëm”, shkroi politikanja gjermane.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Von der Leyen. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakManastirliu: Mbi 4 mijë denoncime, zgjerojmë shërbimet për viktimat e dhunës

You may also like