BRUKSEL, 19 korrik /ATSH-DPA/- Inflacioni i Eurozonës u përshpejtua në një nivel rekord në qershor, ndërsa inflacioni bazë shënoi një rënie të lehtë, sipas të dhënave të Eurostat.
Të dhënat e reja ishin në përputhje me vlerësimet e mëparshme.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 8,6% në baza vjetore, në qershor krahasuar me 8,1% në muajin maj.
Ndërkohë, inflacioni bazë që përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, shënoi një rënie të lehtë në 3,7%, sipas vlerësimit.
Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0,8%, duke u përputhur me vlerësimet fillestare.
Inflacioni i lartë rekord u nxit nga rritja e çmimeve të energjisë me 42,0%. Kjo u pasua nga një rritje prej 8,9% e çmimeve të ushqimeve, alkoolit dhe duhanit dhe rritja me 4,3% e çmimeve të mallrave industriale joenergjetike. Kostoja e shërbimeve është avancuar me 3,4%. //a.i/