BRUKSEL – Hungaria bllokon 50 miliardë euro ndihmë financiare të BE-së për Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka penguar liderët e BE-së, të mbledhur në një samit në Bruksel, të arrijnë një marrëveshje për një paketë të mbështetjes financiare për Ukrainën, thanë disa diplomatë për DPA.

”Udhëheqësit e BE-së do ta rishikojnë marrëveshjen përsëri vitin e ardhshëm pasi të përgatiten si duhet”, shkroi Orban në X.

Vendimi për paketën e re të ndihmës për Ukrainën u vështirësua nga fakti se mbështetja e vazhdueshme financiare për Kievin është pjesë e një propozimi legjislativ për një rishikim gjithëpërfshirës të buxhetit afatgjatë të BE-së.

Bashkimi Evropian punon me një sistem buxhetor shtatëvjeçar, me periudhën aktuale për buxhetin e përbashkët deri në vitin 2027.

Komisioni Evropian kishte propozuar në fillim të këtij viti që t’i siguronte Ukrainës mbështetje financiare deri në vitin 2027 prej 50 miliardë eurosh (54,9 miliardë dollarë) – nga të cilat 33 miliardë euro do të lëshoheshin si kredi dhe 17 milionë euro si grante./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like