BRUKSEL – Grupi luftarak i NATO-s në Sllovaki në gatishmëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-DPA/-Grupi luftarak i NATO-s në Sllovaki, i cili u krijua për të mbrojtur më mirë krahun lindor të aleancës mbrojtëse, është gati për veprim.

“Forca luftarake shumëkombëshe tregoi se mund të kryente detyrat e saj gjatë manovrave ushtarake të Kohezionit të Fortë të përfunduar së fundmi”, tha NATO të mërkurën pas disa muajsh përgatitjeje.

Gjermania, Republika Çeke, SHBA-ja, Sllovenia dhe vendi pritës po marrin pjesë në grupin luftarak, i cili përbëhet nga 14 600 ushtarë. Rreth 13 500 trupa vijnë nga Sllovakia.

Përforcimi i krahut lindor të NATO-s vjen si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Përforcimet janë rritur në lindje të NATO-s, në tre shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe në Hungari, Rumani dhe Bullgari.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKushi pret Abakarov: Mbështetje sportistëve elitarë

You may also like