BRUKSEL – Gentiloni: Nuk përjashtohet tarifa e gazit gjatë dimrit për familjet dhe bizneset gjermane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 17 gusht /ATSH-DPA/- Një tarifë e gazit gjatë sezonit dimëror për familjet dhe bizneset gjermane, që synon të ndihmojë importuesit e gazit të kompensojnë kostot në rritje, nuk mund të përjashtohet nga taksa e vlerës së shtuar, deklaroi sot komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Kuadri aktual ligjor në Bashkimin Evropian për normat e TVSH-së nuk e lejon përjashtimin”, konfirmoi Gentiloni.

Ministri gjerman të Financave, Christian Lindner i kishte kërkuar Komisionit Evropian një përjashtim nga rregullat e taksave të BE-së për të pezulluar një tarifë të TVSH-së për të shmangur rritjen e çmimeve të larta të gazit për konsumatorët.

Ligji i BE-së përcakton normat minimale të TVSH-së për të gjitha vendet anëtare dhe lejon vetëm një përjashtim të plotë për ushqimin dhe nevojat e tjera bazë.

Në letrën e tij, Gentiloni përshkroi një sërë masash të mundshme për të kompensuar kostot e rritura, duke përfshirë uljen e taksës për të akomoduar TVSH-në ose kthimin e TVSH-së direkt te konsumatorët.

Berlini njoftoi të hënën se konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë shumë më shumë për gazin e tyre duke filluar nga tetori për të ndihmuar importuesit e gazit që të blejnë gaz më të shtrenjtë nga furnizuesit jashtë Rusisë të cilët po përballen me humbje të mëdha.//ai/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like