BRUKSEL – Eurostat: Buka më shtrenjtë se asnjëherë më parë në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-AA/- Enti evropian për statistika (Eurostat) njoftoi sot se buka në të gjithë Bashkimin Evropian nuk ka qenë kurrë më shtrenjtë se tani.

Eurostat tha se çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në të gjitha vendet e BE-së, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, i cili ka çrregulluar ndjeshëm tregjet globale.

Në njoftim thuhet se Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të drithërave dhe plehrave kimike.

Muajin e kaluar, shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 9,1 për qind, duke regjistruar nivelin më të lartë historik, ndërsa çmimi i bukës në BE u rrit me 18 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2021.

Rritja më e lartë e çmimeve u regjistrua në Hungari (66 për qind), e ndjekur nga Lituania (33 për qind) dhe Estonia dhe Sllovakia (32 për qind). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFRANCË – PARISI: Irani nuk i është përgjigjur në mënyrë adekuate ofertës aktuale

You may also like