BRUKSEL – Estonia propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 guht /ATSH-ANSA/ – Estonia do t’i propozojë Komisionit Evropian miratimin e paketës së tetë të sanksione kundër Federatës Ruse.

Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme estoneze.

”Qeveria e Estonisë shpreson për një zgjatje të sanksioneve në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, sektorin e energjisë dhe të tregtisë”, tha ministria e sipërcituar.

Estonia është gjithashtu e angazhuar në përpjekje për të zgjatur ndalimin e dhënies së vizave në të gjithë Bashkimin Evropian për turistët rusë.

Një masë e tillë hyri në fuqi në vendin baltik më 18 gusht./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like