BRUKSEL – Chiocchetti sekretari i ri i përgjithshëm i Parlamentit Evropian

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 13 shtator /ATSH-DPA/- Parlamenti Evropian emëroi dje sekretarin e ri të përgjithshëm italian, Alessandro Chiocchetti pas një vendimi të diskutueshëm.

Më 1 janar Chiocchetti do të pasojë Klaus Welle, i cili ka mbajtur postin më të lartë të parlamentit që nga viti 2009.

Emërimi i Chiocchetti ishte pjesë e një marrëveshjeje në prapaskenë.

Vendimi merret nga 14 nënkryetarët e Parlamentit të BE-së dhe pesë anëtarët e byrosë këshillimore.

“Byroja parlamentare zhvilloi diskutime dhe vendosi me një shumicë të madhe votash emërimin e Chiocchetti”, tha Parlamenti i BE-së në një deklaratë.

Emërimi shkaktoi reagime të ashpra nga të Gjelbrit dhe Socialdemokratët e BE-së. Deputetja finlandeze, Heidi Hautala , e cila është nënkryetare e Parlamentit të BE, tha se procesi i përzgjedhjes ishte i pamjaftueshëm, me secilin kandidat që prezantohej vetëm për dhjetë minuta.

Chiocchetti është aktualisht shef i kabinetit të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like