BRUKSEL – Çështja e dyshuar korruptive e Kailit mbledh Parlamentin Evropian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-DPA / – Parlamenti Evropian do të mblidhet për një seancë plenare njëjavore pasi një nga nënkryetarët e tij u arrestua me akuza për korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme të lidhura me Katarin, një skandal që ka tronditur Brukselin.

”Eva Kaili u arrestua të premten pasi policia gjeti çanta plot me para’ në shtëpinë e saj”, raporton media belge.

Autoritetet belge bastisën disa shtëpi dhe zyra ditët e fundit, duke sekuestruar telefona celularë dhe të paktën 600 000 euro (633 000 dollarë) në para’ cash.

“Ky është me të vërtetë një incident i jashtëzakonshëm”, theksoi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në punimet e një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel.

“Besueshmëria e Evropës është në rrezik”, shtoi Baerbock.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola pritet të flasë me ligjvënësit e BE-së që takohen sot në Strasburg, Francë, pasi disa anëtarë kërkuan regjencën e Kailit gjatë fundjavës.

Metsola pritet gjithashtu të takohet me ligjvënës të rangut të lartë për të diskutuar se si do t’i përgjigjet akuzave pasi pezulloi Kailin nga detyrat e saj./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like