BRUKSEL – Borrell mbron UNRWA-n pas zbulimit të tunelit të Hamasit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell mbrojti fort sot në Bruksel Agjencinë e OKB-së për Ndihmën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së për palestinezët në Gaza është nën një vëzhgim të ashpër, pasi ushtria izraelite tha se zbuloi një tunel komandues të Hamasit që kalonte nën selinë e UNRWA-s.

Izraeli ka akuzuar më parë rreth një duzinë punonjësish për përfshirje në sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas.

Borrell theksoi se pretendimet për aktivitetin e Hamasit në agjencinë e OKB-së duhet të verifikohen dhe se “nuk është sekret që qeveria izraelite dëshiron të heqë qafe UNRWA-në”.

Diplomati i lartë i BE-së tha se ai beson se qeveria izraelite dëshiron të heqë dorë nga UNRWA-ja në mënyrë që të mos merret me nevojat e refugjatëve palestinezë.

”Tuneli ishte 700 metra i gjatë, 18 metra i thellë dhe shërbeu si një objekt i rëndësishëm për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Hamasit”, thanë të shtunën në mbrëmje Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

IDF tha gjithashtu se kishte indikacione se ambientet e selisë së UNRWA ishin përdorur nga militantët e Hamasit dhe se gjetën sasi të mëdha armësh dhe eksplozivi.

Zyra e UNRWA-s u braktis në fillim të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Drejtori i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se agjencia nuk dinte asgjë për tunelin – një pretendim që Izraeli e hodhi poshtë si “absurd”.

Disa donatorë të mëdhenj perëndimorë të UNRWA-s, përfshirë SHBA dhe Gjermaninë, pezulluan përkohësisht pagesat për agjencinë e ndihmës në Gaza lidhur me pretendimet se punëtorët e UNRWA-s kishin bashkëpunuar në sulmet e Hamasit më 7 tetor./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like