BRUKSEL – Borrell: Gaza si një varr i hapur

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 mars /ATSH-AFP/ – Rripi i Gazës është tashmë një varr i hapur, pasi ka qenë një burg në qiell të hapur, denoncoi sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

“Gaza ishte para luftës burgu më i madh në qiell të hapur. Sot ajo është varreza më e madhe e hapur për dhjetëra mijëra njerëz, por edhe për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”, tha Borrell, pak para fillimi i takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

”Në Gaza nuk jemi më në prag të urisë, ne po përballemi me një zi buke që prek mijëra njerëz”, tha ai.

”Është e papranueshme që uria të përdoret si armë lufte”, denoncoi ai sërish, siç bëri javën e kaluar para OKB-së.

”Ministrat e Jashtëm evropianë do të diskutojnë sot situatën në Gaza, por asnjë vendim i madh nuk pritet të merret”, pranoi kreu i diplomacisë lituaneze, Gabrielius Lansbergis.

Megjithatë, ministrat pritet të shpallin sanksione kundër kolonëve izraelitë, të akuzuar për abuzime kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like