BRUKSEL – Borell: Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 gusht /ATSH-AA/ – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shprehur ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, shpresën e tij se Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë.

Borrell ka bërë një deklaratë nga media sociale lidhur me bisedën telefonike të kryer me ministrin turk Çavuşoglu.

Ai tha se ka vënë theksin mbi rolin e Turqisë në sigurimin e marrëveshjes së OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe pakësimin e agresivitetit të Rusisë kundër Ukrainës. Borrell bëri të ditur se kanë diskutuar edhe ndikimin e sanksioneve të BE-së.

“Kam shprehur shpresën time se Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndalur luftën e pakuptimtë”, është shprehur Borrell.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMarku: Fitimi i ndeshjes vlerë e madhe, më çon në majat e boksit
Artikulli tjetërFier, rehabilitohet aksi që lidh fshatin Verri me autostradën

You may also like