BRUKSEL – BE-Zvicër marrëveshje bashkëpunimi në 2024

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zvicra dhe Komisioni i BE-së do të rifillojnë bisedimet e tyre për marrëveshjen e bashkëpunimit në vitin 2024 për të finalizuar rregullimin e marrëdhënieve të tyre, sipas një deklarate të përbashkët.

“Përfaqësuesit e Këshillit Federal të Zvicrës dhe të Komisionit Evropian ndajnë pikëpamjet se negociatat formale për paketën e gjerë duhet të nisin pa vonesë me synimin për të përfunduar negociatat në vitin 2024”, thanë ata.

“Zvicra i ndërpreu negociatat në vitin 2021 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi migracionin dhe çështje të tjera. Tani duhet të bëhet një përpjekje e re”, sipas deklaratës.

Ndër të tjera, marrëveshja synon të rregullojë aksesin e ndërsjellë në tregjet e punës, tregtinë dhe aksesin e Zvicrës në programet e BE-së. Aspekte të tjera lidhen me energjinë elektrike, sigurinë ushqimore dhe shëndetin.

Qeveria zvicerane miratoi sot një projektmandat negociues, megjithatë, kjo ende duhet të miratohet nga parlamenti gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm.

Vitin e kaluar, tregtia e mallrave midis Zvicrësdhe BE-së arriti në rreth 333 miliardë euro (364 miliardë dollarë).

BE-ja nuk kërkon të përditësojë marrëveshjet ekzistuese dypalëshe me Zvicrën pa një marrëveshje kuadër, sepse do t’i bënte ato të pazbatueshme në një moment.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like