BRUKSEL – BE vendos sërish sanksione kundër Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, deklaroi një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Paketa e shpallur përfshin futjen e një ndalimi për importet e diamanteve dhe një shtrëngim të kufirit të çmimit për eksportet e naftës ruse në vendet e treta, gjë që deri më tani ka pasur pak efekt.

Ekzistojnë gjithashtu kufizime tregtare për mallra të tjera dhe masa ndëshkuese ndaj individëve dhe organizatave që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri të premten.

Ndryshe nga Britania, Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur një ndalim për importet e diamanteve dhe aluminit nga Rusia.

Arsyeja kryesore për këtë ishte kundërshtimi nga Belgjika.

Qyteti port i Antwerpenit ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë së diamanteve në botë që nga shekulli XVI./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like