BRUKSEL – BE: Të paktën 20 miliardë ndihmë ushtarake për Kievin në 2024 ​

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Sapo kemi rënë dakord me ministrat e Mbrojtjes të BE-së se do të mbajmë premtimin tonë për të dorëzuar 1 milion predha artilerie në Ukrainë, shkroi Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur, në Twitter.

‘’Mbi 500 mijë predha do të furnizohen deri në fund të marsit, ndërsa mbi 1.1 milion copë do të mbërrijnë deri në fund të vitit 2024”, shkroi Pevkur.

Gjatë vitit 2024, Ukraina do të jetë në gjendje të llogarisë në furnizime ushtarake me vlerë “të paktën 20 miliardë euro”, shtoi ai.

Shifra rrjedh nga premtimet e bëra nga nëntë vende anëtare të BE-së pas sondazhit të kërkuar nga Gjermania, e cila e vetme premtoi tetë miliardë.

Të paktën 17 vende të BE-së nga 27, iu përgjigjën kërkesës për informacion të dërguar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe shifra totale mund të rritet në fund të analizave.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i tha Bundestagut se “gjithçka duhet bërë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës dhe në mënyrë që Putini të mos mund të llogarisë në zvogëlimin e mbështetjes evropiane’’.

“Mbyllja e marrëveshjes është jetike për besueshmërinë tonë dhe jo vetëm për angazhimin tonë për t’i ofruar mbështetje të vazhdueshme Ukrainës’’,  shkrroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në letrën e ftesës për të 27 vendet.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like