BRUKSEL – BE paralajmëron përshkallëzim të krizës energjetike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi për një përshkallëzim të krizës energjetike ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon konfrontimin e tij me Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

“Duke pasur parasysh se Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare (BE), ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha von der Leyen për El Mundo, një gazetë spanjolle.

Rusia kohët e fundit pezulloi dërgesat e gazit në disa vende të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për refuzimin e pagesës së dërgesës në rubla.

Kërkesat për valutë për pagesat e gazit janë të lidhura me përpjekjet e Kremlinit për të lehtësuar ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës.

Rusia gjithashtu ka shkurtuar dërgesat në Gjermani, fuqia ekonomike e BE-së, për punë mirëmbajtjeje që shihet si një hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Shqetësimet në rritje për energjinë e shtynë bllokun të binte dakord mbi një plan emergjence dimërore të gazit javën e kaluar. Këto masa duhet të “ndihmojnë në plotësimin e nevojave tona të furnizimit dimëror”, tha von der Leyen.

“Në vetëm një javë, BE-ja ka rënë dakord të ndërmarrë një hap vendimtar dhe të paprecedentë për të kundërshtuar kërcënimin e Putinit për të ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz”, theksoi ajo duke iu referuar presidentit rus Putin. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like