BRUKSEL – BE masa të reja për të tërhequr punonjës të kualifikuar në mbarë botën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian propozoi sot masa të reja vullnetare për të trajtuar mungesat në tregun e punës dhe për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga jashtë.

“Me aftësi të larta në mbarë botën, konkurrueshmëria e ardhshme e BE-së do të përcaktohet nga kapaciteti i industrisë sonë për të punësuar në bizneset e saj”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

“BE po konkurron me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Australinë për të tërhequr punonjës të kualifikuar”, tha Schinas.

“Përmirësimi i mënyrave ligjore për të kaluar në Bashkimin Evropian ishte thelbësor”, tha komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson, duke shtuar se blloku duhet të luftojë racizmin për të qenë më tërheqës për rekrutët ndërkombëtarë.

Komisioni synon të krijojë një platformë, ku shtetet e BE-së të postojnë vullnetarisht vendet e lira të punës që dëshirojnë të plotësojnë me punonjës ndërkombëtarë.

Parlamenti Evropian dhe shtetet e BE-së megjithatë ende duhet të negociojnë dhe miratojnë propozimin përpara se të krijohet një platformë e tillë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like