BRUKSEL – BE i ofron Turqisë 400 milionë euro pas tërmeteve të 2023

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – BE do t’i ofrojë Turqisë një ndihmë financiare me vlerë  400 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga tërmetet shkatërruese të një viti më parë.

“Ndihma financiare është më e madhja e dhënë ndonjëherë nga Fondi i Solidaritetit të Bashkimit Evropian për një vend kandidat në BE”, njoftoi sot komisionerja përgjegjëse e BE-së, Elisa Ferreira pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Fondi do të përdoret për restaurimin e infrastrukturës dhe strehimin emergjent, por edhe për mbrojtjen e pasurisë dhe trashëgimisë kulturore të vendit.

Tërmetet e 6 shkurtit të vitit 2023 shkaktuan vdekjen e më shumë se 60 000 njerëzve në Turqi dhe Sirinë fqinje.

BE-ja premtoi një mbështetje financiare prej 1 miliard eurosh në një konferencë donatorësh. Ndihma financiare prej 400 milionë euro është pjesë e kësaj pakete. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun Safet Gjici


You may also like