BRUKSEL – BE i jep dritën jeshile ndihmës shtetërore prej 557 milionë euro për “Deutsche Bahn”

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 28 nëntor /ATSH-DPA/-Komisioni Evropian miratoi sot planin e Berlinit për të mbështetur operatorin hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn” me 557 milionë euro (583.5 dollarë) për të kompensuar humbjet për shkak të pandemisë së Covid-19.

Qeveria gjermane tani do të jetë në gjendje të ofrojë injeksione kapitali për degën e “Deutsche Bahn DB Fernverkehr” për dëmet e përjetuara në periudhën ndërmjet nëntorit dhe majit 2021 për shkak të kufizimeve të udhëtimeve.

Vendet e Bashkimit Evropian zakonisht i nënshtrohen rregullave strikte të ndihmës shtetërore që synojnë të sigurojnë konkurrencë të ndershme midis anëtarëve të bllokut.

Në gusht 2021, komisioni miratoi subvencione me vlerë 550 milionë euro për “DB Fernverkehr” për dëmet e përjetuara midis marsit dhe qershorit 2020.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDrejtuesit e shteteve Shqipëri-Kosovë, në mjediset ku do ngrihet muzeu “Kosova”, në Vlorë

You may also like