BRUKSEL, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Njëzet e shtatë ekipe kërkimi dhe shpëtimi janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuarit në Turqi, tha sot komisioneri për Krizat i BE-së, Janez Lenarçiç.
“Solidariteti i Bashkimit Evropian në më të mirën e tij”, shkroi Lenarcic në Twitter.
Njësitë vijnë nga 19 vende të ndryshme evropiane, përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë, që nuk janë anëtarë të BE-së, dhe përbëhen nga 1 150 punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe 70 qenë.
Vendosja e tyre koordinohet përmes të ashtuquajturit Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, përmes të cilit vendet në nevojë mund të kërkojnë ndihmë urgjente nga BE-ja dhe vendet e tjera pjesëmarrëse në skemë./ a.jor.