BRUKSEL – BE dënon të ashtuquajturat zgjedhje ruse në Ukrainën e pushtuar

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 18 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian dënoi sot mbajtjen e të ashtuquajturave zgjedhje nga Rusia në territoret e pushtuara në Ukrainë, pas njoftimit të Moskës se presidenti rus, Vladimir Putin kishte fituar zgjedhjet presidenciale.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm mbajtjen e paligjshme të të ashtuquajturave zgjedhje në territoret e Ukrainës që Rusia ka pushtuar përkohësisht”, thuhet në deklaratë duke iu referuar gadishullit të Krimesë në Detin e Zi, të aneksuar nga Moska në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, në vitin 2014, si dhe rajonet kontinentale të Donetskut, Luhanskut, Zaporizhyas dhe Khersonit.

“Bashkimi Evropian përsërit se nuk e njeh dhe nuk do të njohë as mbajtjen e këtyre të ashtuquajturave zgjedhje në territoret e Ukrainës dhe as rezultatet e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shefi i punëve të jashtme, Josep Borrell në emër të BE-së.

Ai tha se zgjedhjet “janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt ligjor”.

Deklarata tha gjithashtu se “vdekja tronditëse e politikanit opozitar Alexei Navalny në prag të zgjedhjeve është një tjetër shenjë e represionit të përshpejtuar dhe sistematik”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Lule Sajza”, shfaqja teatrale dëshmi e persekutimit komunist


You may also like