Broja rikthehet në Londër për golin e radhës, Hasenhuttl e planifikon titullar

by admin
Spread the love

Armando Broja rikthehet sërish në Londër, teksa pas golit ndaj Crystal Palace dy javë më parë, është gati të tundë rrjetën sërish, këtë herë në trasnfertën ndaj West Hamit të David Moyes.

Southampton do të përballet me londinezët nesër në orën 16:00 dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare është provuar titullar gjatë gjithë seancave stërvitore, edhe për faktin që Che Adams është kthyer vetëm dje të stërvitet me grupin.

Vetë tekniku austriak i Southamptonit ka pranuar se skuadra nuk ka probleme me koronavirusin dhe se ka punuar mirë për të përgatitur këtë ndeshje, ku do të kërkojnë të marrin pikë, për t’iu larguar sa më shpejt pjesës së poshtme të renditjes.

Armando Broja ka shënuar 4 gola në Premier League, në vetëm 6 ndeshje që ka luajtur si titullar, duke u shndërruar në sulmuesin më produktiv të Southampton, teksa tifozët po kërkojnë që drejtuesit të blejnë kartonin e tij nga Chelsea./SS


Top Channel

You may also like