Broja, nën urdhrat e Thuchelit në Kaliforni, forma në stërvitje vendos të ardhmen e sulmuesit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Armando Broja është vënë menjëherë nën urdhrat e Thomas Thuchel pasi mbërriti në Kaliforni, ku blutë e Londrës po zhvillojnë fazën parasezonale.

Shqip shkruan se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, iu bashkua pak më vonë skuadrës pasi ishte mes futbollistëve të grumbulluar me kombëtaret respektive në gjysmën e parë të qershorit.

Broja u stërvit me pjesën tjetër të ekipit në “Acosta Atheltic Training Camplex”, në Los Angeles, me dëshirën e madhe për të bindur stafin teknik që ta mbajnë te Chelsea.

Janë tri skuadra të Premier League-s që kanë interes konkret për Armando Brojën: West Ham, Newcastle dhe Everton. Në fakt, “Çekanët” kanë më shumë përparësi në bisedime, pasi ofrojnë 30 milionë stërlina për 20-vjeçarin.

Broja do të bëjë maksimumin për t’i ndryshuar mendjen Thuchelit, i cili do të thotë fjalën e fundin për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

  


Top Channel

You may also like