Broja në versionin “bomber”, shënon golin e parë në Premier League

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja pjesë e Southamptonit, realizoi golin e parë me klubin anglez në Premier League pikërisht në takimin e parë si titullar.

Në minutën e 53-të të takimit kundër Leedsit, që po zhvillohet në “St. Mary’s Stadium”, talenti kuqezi përmbylli në perfeksion një kundërsulm të shpejtë të vendësve, duke mposhtur portierin Meslier për golin e 1-0. Duhet theksuar se meritë të veçantë në këtë rast kishte Redmond, që i dha mundësinë Brojës të tundte rrjetën nga një distancë e afërt.

20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja bëhet lojtari më i ri i Southamptonit, që shënon në Premier Ligë në ndeshjen e parë si titullar si titullar.

Në minutën e 80-të Broja, pas një dyluftimi ajror mbeti i shtrirë në tokë, i dëmtuar, dhe  vetëm pak çaste më vonë la fushën, për t’u zëvendësuar. Broja pati probleme që në momentin e shënimit të golit, teksa një nga mbrojtësit e Leedsit e dëmtoi në tentativën për të mos lejuar që ai të godiste portën.

 

You may also like