Broja në qendër të vëmendjes, një klub i madh italian kërkon sulmuesin kuqezi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kampin e Milanit ndjekin me vëmendje të madhe talentet e reja dhe tashmë merkatoja e klubit kuqezi duket se është përqendruar vetëm në këtë drejtim, tek të rinj premtues, që rriten me kalimin e viteve.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit kuqezi kanë shënjestruar sulmuesin e talentuar shqiptar Armando Broja. 21-vjeçari këtë verë synohej edhe nga Napoli, por më pas qëndroi te Chelsea, ku për momentin nuk po gjen hapësirat që shpresonte.

Interesi i Milanit është konkret, por vlera e kartonit të sulmuesit kuqezi është ajo që tremb, pasi Broja vlerësohet rreth 35 milionë euro nga anglezët. / Oversport.tv

You may also like