Broja në krye të sulmit me Cikalleshin, publikohen formacionet zyrtare për Spanjë-Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në orën 19:45 do të startojë miqësorja e luksit midis Spanjës dhe Shqipërisë. Në stadiumin Cornella, kuqezinjtë e Edy Rejas do të përballen ndaj të besuarve të Luis Enriques, ndërkohë që të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Ashtu si pritej, Edy Reja i ka besuar një fanellë titullari yllit shqiptar, Armando Broja që do të ndajë repartin e sulmit bashkë me Sokol Cikalleshin që po kalon një formë mjaft të mirë me Konyaspor.

Nuk do ta nisë nga minuta e parë Kristjan Asllani që në vendin e tij Edoardo Reja ka preferuar Klaus Gjasulën. Bashkë me të qendrën e mesfushës do ta mbulojnë Keidi Bare dhe Qazim Laçi, ndërkohë që në linjat e krahut Elseid Hysaj do të luaj në të majtë, ndërsa Ivan Balliu në krahun e djathtë.

Në mbrojtje është konfirmuar edhe njëherë treshja Kumbulla-Gjimshiti-Ismajli, ndërsa porta i është besuar Etrit Berishës.

Nga ana tjetër, Spanja përgjigjet me treshen, Ferran Torres-Morata-Sarabia në krye të sulmit. Gavi, Rodri e Pedri kanë në dorë çelsat e mesfushës për Spanjën. Ndërsa në katërshen e mbrojtjes Marcos Alonso dhe Dani Carvajal do të mbulojnë krahët, me Eric Garcia dhe Pau Torres që do të vendosen në qendër. Në portë do të startojë si titullar Raya. /oversport.tv

You may also like