Broja: Në Izrael për fitore/ Të shtunën ndeshja, Shqipëria synon vendin e parë në grup

by admin
Spread the love

Përgatitjeve për ndeshjen me Izraelin po i vjen fundi dhe kuqezinjtë po bëhen gati për nisjen drejt Izraelit ku ditën shtunë do të luajnë shansin e fundit për të synuar vendin e parë në grup përballë kryesuesve izraelit.

Në konferencën e fundit për shtyp Armando Broja, sulmuesi kuqezi tregoi qartazi objektivin e vetëm për kombëtaren tonë që është fitorja për ndeshjet e mbetura:

“Këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet fitore dhe tri pikë për të dyja. Trajneri e vendos kush luan, në stërvitje e ka parë. Vetëm fitorja në duhet ajo ka rëndësi. E dimë që është ndeshje e vështirë, pasi në Tiranë na kanë mundur, por na duhet fitorja, uroj ta arrijmë.Për mua nuk ka shumë presion se kam luajtur që 3 vjeç, vetëm luaj për të fituar dhe ndihmuar ekipin”.

Mesfushori i kombëtares Qazim Laçi i cili aktivizohet tek Ajacio në Ligën e Parë Franceze thekson se presioni mbi ekipin është pozitiv:

“Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë.Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”.

Ekipi kombëtar niset mëngjesin e së premtes për Izrael ku do të zhvillojnë atje seancën e fundit stërvitore dhe konferencën e trajnerit Edoardo Reja. Ndërkohë ndeshja luhet të shtunën në orën 21:45 me orën lokale dhe 20:45 me orën tonë, takim të cilin do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb.


Top Channel

You may also like