Broja krahasohet me Lukakun: Atë që e bëri shqiptari në fushë, belgu e përsërit dy orë më vonë

by admin
Spread the love

Armando Broja në të shumtën e rasteve nga tifozët e Chelseas konsiderohet më i mirë për momentin sesa ylli belg, Romelu Lukaku që aktualisht mbron ngjyrat e Chelseas.

Krahasime të shumta kanë ardhur nga tifozët e Chelseat dhe mediat pranë këtij klubi për Armando Brojën dhe Lukakun.

Njëra nga arsyet më të besuara është ndoshta sepse belgu po zhgënjente me londinezët dhe nga ana tjetër, sulmuesi i huazuar te Southampton, kishte më tepër gola sesa afrimi i madh i verës.

“Shpërthimin” fantastik që bëri Broja ndaj West Ham, atje ku fitoi penallti, e përsëriti vetëm dy orë më vonë edhe Romelu Lukaku ndaj Aston Vilës.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe panorama është thuajse indetike, megjithëse nga mediat ka pasur më tepër jehonë rasti i Lukakut për shkakun e emrit të tij.

You may also like