Broja bëri “shqiponjën” para syve të pronarit të ri serb të Southamptonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mbrëmë realizoi golin e shtatë me fanellën e Southamptonit në Angli.

20-vjeçari shqiptar që po shkëlqen këtë edicion realizoi golin e tretë për skuadrën nga “St.Mary Stadium” në minutën e 48-të në fitoren 4:1 ndaj Brentfordit.

Broja vendosi që golin ta festonte duke e bërë “shqiponjën” me duar si simbol të shqiptarëve.

Në këtë sfidë i pranishëm ishte edhe pronari i ri serb i klubit, Dragan Solak.

Natyrisht se “shqiponja” e Armando Brojës i ra në sy edhe biznesmenit serb që ishte në tribunat VIP.

Solak pas çdo goli u ngrit në këmbë i gëzuar duke duartrokitur, ndonëse festa e Brojës nuk dihet nëse i pëlqeu ose jo atij.

Image

You may also like