Britanikët djegin furgonin e policisë gjatë protestave ndaj hoteleve të emigrantëve në Liverpool (fotot)

by admin
Spread the love

Një makinë policie është djegur dje gjatë një proteste komunitare ne Liverpool për emigrantët që po strehohen në hotelet vendase nga autoritetet.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë qindra njerëz të mbledhur jashtë hotelit  Suites Hotel që po përdoret për të strehuar emigrantët ilegalë.

Një grupim i mbrojtjes së emigrantëve i quajtur ‘Care4Calais’ thanë se ishin bllokuar në një parkim pasi protestat kishin dalë jashtë kontrolli.

Policia vendase tha se skenat e protestës u bënë të dhunshme teksa grupi ndaloi aktivistët e refugjatëve rreth orës 6.30 të pasdites, kur nisi dhe dhuna ndaj oficerëve të policisë dhe një makinë e tyre u ndez në zjarr.

Policia tha se arrestoi tre njerëz për trazira të dhunshme, të cilët u morën në stacion për t’u pyetur.

Nuk është raportuar për të plagosur.

Kreu i policisë vendase Paul White tha: “Ne respektojmë të drejtën e protestës por skenat e mbrëmjes së sotme ishin të papranueshme pasi vinin në rrezik të pranishmit dhe komunitetin e gjerë”.

Politikat britanike të hapjes ndaj mijëra refugjatëve që kalojnë ngushticën nga Franca, kanë shtuar tensionet mes komuniteteve vendase dhe mosbesimin ndaj autoriteteve, të cilat promovojnë masa të ndalimit të emigracionit ilegal, çka nuk shihet në terren nga rezidentët.