Britania e Madhe: Putin po poshtëron veten në skenën botërore

by admin
Spread the love

“Sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen vetëm atëherë kur të gjitha trupat e saj të jenë larguar nga Ukraina”, ka deklaruar sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Lizz Truss deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një disfatë që parandalon agresionin e mëtejshëm.

“Putini po poshtëron veten në skenën botërore,” tha Truss.

Sekretarja për punët e Jashtme në Britaninë e Madhe, Liz Truss, e cila ka zemëruar shpesh Moskën me deklarata të forta, e tha këtë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G7-tës në Gjermani.

Truss, e cila është treguar e drejtpërdrejtë mbi qëllimet e Londrës lidhur me luftën në Ukrainë, pa marrë parasysh rrezikun e përshkallëzimit, edhe këtë herë e tha qartë se duan dështimin e Putinit.

Sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar bëri thirrje gjithashtu që Ukraina të ketë akses më të madh në pajisjet ushtarake të NATO-s.

Ministrat e jashtëm të G7 do të takohen sërish të premten me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.

You may also like