Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja kundër rrethit të ngushtë të Putinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Britania e Madhe ka vendosur të vejë sanksione të reja ndaj rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, për shkak të luftës që filloi kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria britanike e Jashtme, thuhej se vendimi i ri i sanksionit kundër Rusisë kishte në shënjestër rrjetin financiar të Putinit, “anëtarët e familjes (së Putinit) që përbëjnë unitetin thelbësor të rrethit të tij të ngushtë dhe ata mbajnë poste në pushtet për shkak të besnikërisë së tyre ndaj regjimit rus”.

Sipas deklaratës, në mesin e atyre që u sanksionuan janë ish-gruaja e Putinit, Lyudmila Ocheretnaya, kushërinjtë Igor Putin dhe Mikhail Shelomov, gjimnastja me famë botërore Alina Kabaeva, e cila dyshohet se është e afërt me Presidentin rus dhe miku i tij Alexander Plekhov dhe i afërmi i tij, biznesmeni rus Mikhail Putin.

Vihet në dukje se sanksionet në fjalë do të “rrisin presionin ndaj Putinit, ndërkohë që pushtimi i pakuptimtë i Ukrainës vazhdon”.

Në deklaratë, u raportua se Britania e Madhe deri më tani ka vendosur sanksione me vlerë 117 miliardë paund ndaj më shumë se një mijë njerëzve dhe 100 organizatave, përfshirë oligarkët rusë.

Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, pikëpamjet e së cilës u përfshinë në deklaratë, tha: “Ne ekspozojmë dhe synojmë rrjetin e fshehtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit dhe shtrëngon rrethin e tij të brendshëm”.

“Derisa Ukraina të fitojë, ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione ndaj kujtdo që ndihmon dhe nxit agresionin e Putinit.

Ministrja britanike në deklaratën e saj në Gjermani, ku ndodhet në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të G7, që përbëhet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara (SHBA), Anglia, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia, vendet me ekonominë më të zhvilluar), u bëri thirrje vendeve të G7 që të rrisin presionin ndaj Putinit duke zgjeruar sanksionet kundër Rusisë.

You may also like