Britania afër miratimit të një pakete prej 115 miliardë dollarë për ndihmë në faturat e energjisë

by admin
Spread the love

British Foreign Secretary Elizabeth Truss speaks to journalists at the NATO foreign ministers’ meeting in Riga, Latvia on November 30, 2021. – NATO foreign ministers meet in the Latvian capital to discuss how to counter a Russian military build-up on Ukraine’s border amid fears the Kremlin could be preparing to invade. (Photo by Gints Ivuskans / AFP)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, do të kufizojë rritjen e faturave të energjisë, ku pritet edhe një paketë prej 115 miliardë dollarë për të kufizuar goditjen ekonomike nga lufta në Ukrainë.

Ndërsa Britania po përballet me një recesion të gjatë të shkaktuar nga një pothuajse katërfishim i faturave të energjisë, Truss ka thënë se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur konsumatorët.

Deutsche Bank tha se kompensimi i çmimit të energjisë dhe shkurtimet e premtuara të taksave mund të kushtojnë 179 miliardë paund, ose rreth gjysma e shumës që Britania shpenzoi për pandeminë COVID-19, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria pritet gjithashtu të përcaktojë burime të reja të furnizimit me energji, duke përfshirë lëshimin e deri në 130 licencave të kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut dhe heqjen e një ndalimi të frakimit nëse komunitetet lokale bien dakord. Lexo më shumë

“Ne do të marrim masa menjëherë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset me faturat, por edhe për të trajtuar shkakun rrënjësor të këtyre problemeve, në mënyrë që të mos jemi më në këtë pozicion”, tha Truss në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se do të përcaktojnë planet e Britanisë për të përmbushur premtimin për të ndërtuar një Britani të begatë për të gjithë.

You may also like