Brisida Shehaj: Rritet çmimi i energjisë, rriten me 70% pagat e OSHEE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Duke parë emisionin e Pano Soko, doli në dritë një fakt shumë interesant në administrimin e OSHEE.

Fondi i pagave për vitin 2017, ishte 29 milionë dollar (pra 6423 punonjës kishin përfituar si pagë 29 milionë dollarë). Si me magji situata ndryshon në vitin 2018. Fondi i pagave ishte 49 milionë dollarë (pra 6296 punonjës perfituan si page 49 milion dollarë). Me lapsin e arketares (se fundja s’jemi specialistë) 20 milionë dollarë rritje në një vit. 70% rritje. Pra OSHEE, pasi analizoi situatën financiare dhe performancen e punonjesve vendosi që të rriste pagat.
Por si vazhdoi telenovela… kaluan vetëm 3 vite dhe nga erdhi kriza, pas krizës filluan serish arrestimet e individëve që vjedhin energjinë, ndërkohë borxhi në OSHEE rritet. Por nuk mbaron me kaq, qeveria vendosi të marrë borxh 200 milionë euro për të mbuluar krizën. Pra ne paguajm 60 mln dollarë shefave të OSHEE që të përfundonim në krizë. Ky shtet nuk bëri sikur dhe një analize si ka performuar osshe,kesh dhe ost.

Por një pyetje kam: KRIZA I PREKU PAGAT E SHEFAVE TË OSSHE???

Bir selmani nënës kë të qaj më parë… vazhdimin e dini”, shprehet Shehaj.

You may also like