Briken Çalja, gati për botërorin/ Dy javë nga garat peshëngritësi rikthehet në formën më të mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kampioni i botës në peshëngritjes Briken Calja rikthehet në formën e tij maksimale vetëm 2 javë përpara Kampionatit Botëror që zhvillohet në fillim të dhjetorit në Kolumbi.

Dëmtimi i tij në europianin e verës së shkuar i rrezikoi thuajse karrierën, por sot 6 muaj më pas rezultatet në palestër të tij janë ato ku e kishte mbyllur.

Briken Calja- peshëngritës: Falë Zotit, falë të gjithë njerëzve që më kanë suportuar, familja ime, stafi, presidenti me të cilin kam pasur kontaktin dhe suportin herë pas here, ashtu sic e pat edhe në seancën stërvitore janë fiks rezultatet e një viti më parë, me ato kile u shpalla kampion bote dhe këtë herë besoj do të jem mes 5 më të mirëve, pse jo edhe kampion bote.

Calja tregon se në këtë Botëror deri më tani ende nuk është gjetur një fizioterapist për ta patur me vete.

Briken Calja- peshëngritës: Është e treguar tashmë gjithmonë se pa një fizioterapist është e pamundur që të bësh garën, unë vitin e shkuar në avion për pak humba jetën, falë ndërhyrjes së një fizioterapisti që bëri gjënë e duhur unë jam ky që jam sot kështu që ne nuk mund të shkojmë atje për turizëm.

Në seancën test të Çaljes ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli i cili vetë pak muaj më parë në lojërat mesdhetare të Algjerisë u detyrua të shndërrohej në fizioterapist për mungesë stafi, por këtë herë është zotuar të ndryshojë e të plotësojë edhe stafin  botërorit me një të tillë.

Fidel Ylli-president i KOKSH: Do të zhvillojmë një mbledhje urgjente në Komitetin Olimpik për të siguruar një fizioterapist sepse janë dy sportista olimpik dhe ne këta i kemi si “ujt e pakët” për në finalet e Lojërave Olimpike. Pa gjithë këta talente që janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë ne jemi kot që të rrimë në për zyrat tona. Prandaj ne jemi në funksion të tyre.

Rezultatet e fundit të Caljes kanë qenë të niveleve më të larta dhe sic tregon trajneri i tij Gerald Toska, ky nuk është maksimumi.

Gerald Toska- trajner i Briken Caljes: Më ka bërë edhe mua të jem shumë i gëzuar sot në këtë test që zhvilluam, sepse ky rezultat i bërë nga Brikeni sot ishte titull kampion bote në kampionatin që kaloi dhe ky ishte një motiv për të vazhduar dhe jo ta mbyllim me këto kile por të vazhdojmë akoma më lart.


Top Channel

You may also like