BRICS, presidenti Brazilit dënojnë dhunën pa diskriminim ndaj civilëve në Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se “aktet barbare të Hamas nuk justifikojnë përdorimin e forcës madhore dhe pa diskriminim ndaj civilëve”, teksa merrte pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të aleancës BRICS për Gazën.

Ai bëhet kështu lideri i më i fundit i BRICS që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare në Gaza, në samitin ku Afrika e Jugut akuzonte Izraelin për krime lufte dhe gjenocid.

Takimi virtual u mbajt në Pretoria ku vendet e grupit BRICS si Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut dhanë përgjigjen e tyre të përbashkët për konfliktin brutal Izrael-Hamas.

Në deklaratën në përfundim të samitit, grupi tha: “Ne bëjmë thirrje për armëpushim humanitar, të qëndrueshëm që të çojë drejt fundin të luftimeve”.

“Ne përsërisim mbështetjen për përpjekjet rajonale e ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve dhe lejimin e ndihmës humanitare”.

Bombardimet izraelite në Gaza kanë nisur që prej sulmit të Hamas ku u vranë rreth 1,200 njerëz kryesisht civilë më 7 tetor, që ishte më i rëndi ndonjëherë në Izrael.

Ndërkohë në fushatën e bombardimeve mbi zonat civile në Gaza kanë vdekur rreth 13 000 njerëz, shumë prej tyre fëmijë.

Presidenti afrikano-jugor Cyril Ramaphosa tha në samit: “Ky dënim kolektiv që u jepet civilëve palestinezë me anë të forcës anti-ligjore që përdor Izraeli, është një krim lufte. Mohimi i qëllimshëm i mjekimeve, ushqimit e ujit për rezidentët në Gaza është i barazvlefshëm me gjenocid.”