Bremer dhe Belotti drejt largimit? Presidenti Urbano Cairo sqaron situatën

by admin
Spread the love

Për mikrofonat e Radio Deejay, presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka qartësuar situatën e Gleison Bremer dhe Andrea Belotti. Të dy lojtarët po përfliten për një largim të mundshëm nga Torino dhe Urbano Cairo ka konfirmuar se ka shumë interes për ta.

BREMER- “Ka shumë skuadra që po kërkojnë Bremer. Ne duhet të marrim parasysh edhe që të reduktojmë problemet ekonomike që kemi pasur në vitet e fundit. Duhet të sistemojmë gjërat, por në mënyrë që të ruajmë edhe forcën e ekipit.

Mundësisht edhe ta forcojmë me afrime cilësore, të rinj, pra të bëjmë një ndërthyrje të këtyre të dyjave. 35 milionë për Bremer? Nuk flasim fare për këto gjëra”.

BELOTTI- “Kontrata e Belottit është në skadencë. Vagnati dhe agjenti i tij janë duke folur, edhe Juric ka ndërhyrë. Kam thënë se nuk dua të flas më për këtë çështje, por të shohim çfarë do të ndodhë. Por nëse flasim në përgjithësi ka shumë skuadra që i kërkojnë ata, sidomos për Bremer në veçanti”. /oversport.tv

You may also like