Bregu Fildishtë thotë se Tunizia është një ‘burg i hapur’ për emigrantët nga Afrika e poshtme (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Tunizia është kthyer në një burg të hapur për emigrantët nga Afrika nën-Sahariane”, deklaroi sot Ange Séri Soka, përfaqësues i nje shoqate te Bregut të Fildishtë në Tunizi i kthyer nga një mision atje.

Ai shtonte se 145 bashkëkombas të tij kërkonin të largoheshin nga Tunizia pas sulmeve të dhunshme ndaj afrikanëve atje, dhe do të riatdhesoheshin së shpejti.

“Ligji tunizian nuk i mbron punonjësit emigrantë dhe ata nuk kanë të drejta atje, duke u kthyer në objekt abuzimi”.

“Nëse nuk ke kartën e rezidencës emigranti nuk mund të shkojë as në stacionin e policisë për t’u ankuar. Shteti i Tunizisë nuk është i përgatitur për emigracionin që po shfaqet aty”, shtoi Seri Soka.

Të tjerë emigrantë afrikanë janë ankuar për një valë dhune të tunizianëve ndaj tyre, e nxitur nga retorika armiqësore të qeveritarëve vendas.

Zhvillimi vjen teksa presidenti i Tunizisë ka akuzuar emigrantët se “po shkaktojnë një valë krimi dhe se po përpiqen të ndryshojnë demografinë e vendit.”

Më shumë se 21,000 emigrantë të regjistruar afrikanë në Tunizi kanë humbur vendet e tyre të punës ditët e fundit dhe janë bërë objekt sulmesh e agresioni, shkruan rrejti francez AFP.