Brdaric: Në Korçë për tri pikë, do bëj disa ndryshime, Daja të shikojë ekipin e tij!

by admin
Spread the love

Thomas Brdaric doli në konferencë për shtyp këtë të premte për të analizuar sfidën e Vllaznisë ndaj Skënderbeut në transfertën korçare, duke u shfaqur optimist se skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë përballje. Brdaric iu kundërpërgjigj deklaratave të trajnerit të Partizanit Ilir Daja.

Partizani – “Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan.”

Mungesat – “Na mungon Da Silva. Do luajë Fallu-Dianje në pozicion tjetër, do bëjmë disa ndryshime nga ndeshja me Partizanin.”

Deklarata e Ilir Dajës – “Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu.”

Synimi – “Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mirë”


Top Channel

You may also like