Brdariç: Morëm një fitore të madhe, ja pse festuam pas ndeshjes

by admin
Spread the love

Vllaznia mposhti 1-0 Laçin dhe arriti fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi”. Trajneri Thomas Brdariç i gëzohet fitores ndaj bardhezinjve, teksa preku edhe tema të tjera në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

FITORJA – “Unë mendoj se kjo është ditë shumë e mirë e Vllaznisë, ekipi tregoi paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm të shënonim menjëherë. Ishte një ditë e shkëlqyer për Vllazninë, kështu që jam shumë i kënaqur”.

ZËVENDËSIMET – “Mustedanagic punoi shumë mirë kur s’e kishim topin ne. Jemi ekip që bëjmë shumë presing dhe ai harxhoi energji në duele. Na dha një sinjal që nuk kishte më shumë energji, në e zëvendësuam dhe patëm fat me këtë zëvendësim”.

TAKTIKA – “Ne e zgjedhim skemën në varësi të mënyrës se si luan kundërshtari. Ne kemi nevojë për zgjidhje, sepse kundërshtari na ka bllokuar dy mesfushorët e qendrës në ndeshjet e fundit. Lojtarët e qendrës duhet të jenë më të lirshëm për të krijuar hapësira, pasi nuk duam të luajmë vetëm me topa të gjatë”.

PËRMIRËSIMI – “Mendoj se të gjithë duhet të përmirësohemi sa i përket lojës. Plani i lojës është i ndryshëm për çdo kundërshtar. Duhet të përshtatemi me kundërshtarët dhe të jemi të kujdesshëm në të dy fazat e lojës”.

AUTORI I GOLIT – “Da Silva është i rëndësishëm për ne, por ai duhet të qëndrojë i shëndetshëm dhe gati për të luajtur”.

GARA PËR TITULL – “Duhet të jemi të duruar, është herët të flasim për titullin. Kampionati është shumë i fortë. Kur humbim jemi për rënie nga Kategoria, kur fitojmë jemi për titull”.

FESTA – “Punojmë në kushte mjaft të vështira këtu në Shkodër. Asnjë nuk e di se çfarë ndodh në prapaskenë. Kemi një stadium të bukur, por klubi duhet të përmirësohet në çdo aspekt. Fitorja ishte e merituar, Laçi është një skuadër shumë e fortë, kështu që ishte e rëndësishme të festonim”.

EKIPI – “Kemi karakter të fortë, duket edhe në fushën e lojës. Është e rëndësishme të punojmë si skuadër, të jemi një skuadër. Mendoj se kemi pasur probleme në të kaluarën sa i përket grupit, por jemi përmirësuar dhe gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur”.


Top Channel

You may also like