Brdaric: Krenar për ekipin, mungoi vetëm goli. Da Silva? Kur t’i dhembë koka do e kuptojë…

by admin
Spread the love

Vllaznia luajti një ndeshje të madhe përballë Tiranës në “Air Albania”, por nuk u kthye në Shkodër me pikë të plota. Trajneri i ekipit shkodran, Thomas Brdaric foli pas barazimit pa gola.

“Jam shumë krenar për paraqitjen që bëri ekipi. Ishim të motivuar sot për të dhënë më të mirën dhe për të dalë me tre pikë. Ku duhet të përmirësohemi? Te gjetja e rrugës së rrjetës.

Nuk dua të ankohem për rastet e humbura, punojmë dhe flasim gjatë gjithë javës sa i përket finalizimit. Ne besojmë te mënyra jonë e lojës, ishim solidë dhe jam i kënaqur, përveç golit që mungoi. Da Silva? Doktorët na sinjalizuan që Da Silva nuk ishte gati të vazhdonte lojën dhe unë ndërhyra shpejt që të kryenim zëvendësimin, nuk doja të mbeteshim me një lojtar më pak në një ndeshje kaq të fortë. Lojtarët duhet ta pranojnë kur zëvendësohen.

Kemi shumë adrenalinë gjatë ndeshjes, nuk e kishim në plan ta ndërronim Da Silvën. Duhet të pranojmë se reagimi nuk ishte i mirë. Do ta flasim këtë, pasi edhe ai nuk e kupton se ishte çështje kohe zëvendësimi i tij, pasi kishte një çarje në kokë. Duhet të gjejmë një zgjidhje që të gjithë të jenë nën kontroll. Brenda apo jashtë situata shihet ndryshe, nuk duam të krijojmë polemika, kemi një komunikim të shëndetshëm.

Ne e ndërruam Da Silvën se kishte një problem shëndetësor, kur të ketë një dhimbje koke gjatë darkës do e kuptojë këtë që bëri sot”, përfundoi trajneri i skuadrës shkodrane.


Top Channel

You may also like