Brazili vazhdon të bindë dhe dëfrejë, “Selecao” vendos 10 rekorde në sfidën ndaj Koresë

by admin
Spread the love

Fitorja 4-1 kundër Koresë së Jugut për Brazilin dhuroi edhe disa rekorde, madje plot 10 të tillë.

  • -Selecao është kombëtarja e parë në historinë e kampionateve botërorë që i aktivizon të 26 futbollistët e grumbulluar, duke përfshirë edhe portierët.
  • -Brazili është skuadra e 9-të në historinë e botërorëve qe i aktivizon të 3 portierët, Alison, Weverton dhe Ederson.
  • – Për herë të parë Selecao shënon 4 gola në pjesën e parë dhe e mbyll fraksionin e parë në një botëror me shifrat 4-0 në një ndeshje me eliminim direkt.
  • -Brazili ka shënuar vetëm 1 herë (në vitin 1954) 4 gola brenda një pjese loje, kundër Meksikës por takimi luhej për fazën e grupeve.
  • – Për herë të 8-të radhazi Brazili ia del te kualifikohet të paktën deri në çerekfinale të një botërori, askush si ata për sa i përket kësaj statistike
  • -Hera e fundit që Brazili eliminohej në raundin e 1/8-ve të finales ishte në botërorin e vitit 1990 në Itali ku mposhtej nga Argjentina.
  • -Falë golit të shënuar kundër Koresë së Jugut, Neymar është braziliani i 3-të që shënon në 3 botërorë radhazi pas Pele dhe Ronaldo.
  • -Sulmuesi i PSG gjithashtu u ngjit ne kuotën e 76 golave dhe gjendet vetëm 1 gol larg legjendës Pele në kuotën e 77 golave me kombëtaren braziliane.
  • -Goli i Vinicius i shënuar pas 6 minutash e  41 sekondash është me i shpejti që Brazili ka shënuar në botëror që prej 4 korrikut 2014 kur Thiago Silva i shënonte Kolumbisë.
  • -Gjithashtu Thiago Silva në moshën 38 vjeç e 74 ditë është futbollisti me i vjetër në moshë që jep asist në historinë e botërorëve
  • -Ricarlison me golin kundër Koresë së Jugut ngjitet në kuotën 3 golave të shënuar në botëror, me shume se legjenda si Adriano 2 gola dhe Ronaldinjo po 2 gola.
  • -Portieri Alison ka realizuar pritjen e parë në botëror në ndeshjen e tij ëe tretë të luajtur, atë ndaj Koresë së Jugut, pas plot 198 minutash pa i ngrohur dorezat. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like