Brazili perfekt, Argjentina e Messit barazim “të thatë”, zhgënjen Kili

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Brazili ruan ecurinë perfekte në eliminatorët e Botërorit “Katar 2022”.”Seleçao” triumfoi 1-3 me përmbysje përballë Venezuelës për të siguruar suksesin e nëntë në po kaq ndeshje, duke krijuar një shkëputje prej tetë pikësh me Argjentinën e vendit të dytë.

Skuadra e drejtuar nga Tite u paraqit jo në nivelin e kërkuar gjatë pjesës së parë, të cilën e mbylli me një gol të pësuar nga këmbët e sulmuesit të Dinamos së Kievit, Ramirez.

Deri në minutën e 71-të vendësit besuan se mund të merrnin një fitore të rëndësishme, por në këtë moment Marquinhos i hapi rrugë suksesit të Brazilit me golin e barazimit. Në të 88-tën shënoi të dytin me penallti për “Seleçaon” Gabriel Barbosa, ndërsa në shtesë vulosi fitoren 1-3 Antony.

Pavarësisht dominimit me raste, Argjentina me Messin në fushë, nuk ia doli t’i shënonte qoftë një gol Paraguait në transfertë, me sfidën që u mbyll me rrjeta të paprekura. Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe Uruguaj – Kolumbi, ndërsa Ekuadori hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit me fitoren 3-0 përballë Bolivisë. Për ekuadorianët shënuan brenda 20 minutave të para të ndeshjes Estrada dhe dy herë Valencia.

Rrezikon shumë Kili, që u mposht 2-0 nga Peruja në transfertë. Për vendësit shënuan Cueva në pjesën e parë dhe Pena në të dytën. Në takimet e mbetura kilianët duhet të rikuperojnë plot 7 pikë për të arritur të paktën vendin e pestë, që u jep mundësinë të luajnë në play off.


Top Channel

You may also like