Brazili në ankth për legjendën, Pele: Forca, ujk i vjetër!

by admin
Spread the love

I gjithë Brazili në ankth për Mario Zagallon, legjendën e “Seleçaos”, kampion bote si futbollist dhe trajner. Sipas raporteve të shtypit lokal, Zagallo u shtrua në një spital në Barra da Tijuca, në periferi të Rio de Janeiro, për një infeksion në frymëmarrje.

Ish-trajneri, tashmë thuasje 91 vjeç, ndodhet në gjendje të qëndrueshme në repartin e terapisë gjysmë intensiv. “Zagallo është i kthjellët dhe nuk ka nevojë për aparat të frymëmarrjes”, thuhet në një shënim të spitalit, duke specifikuar gjithashtu se ai është negativ për Covid.

Si futbollist, Zagallo fitoi Kupat e Botës në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner udhëhoqi Brazilin drejt suksesit në Botërorin 1970, në finalen kundër Italisë. Në të tria skuadrat, “ylli” ishte miku i tij i madh, Pele, i cili menjëherë dërgoi një mesazh urimi në rrjetet sociale: “Shoku im i madh, e di që po kalon një kohë të vështirë, por nga këtu po të dërgoj energji pozitive, i rikuperuar plotësisht, me të njëjtën forcë si kurrë! Forca, ujk i vjetër!

 


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like