BRAZIL – Lula anulon vizitën në Kinë për shkak të pneumonisë

by admin
Spread the love

RIO DE ZHANEIRO, 26 mars /ATSH-DPA/ -Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva ka anuluar vizitën në Kinë për shkak të sëmundjes së pneumonisë.

Lula, 77 vjeç njoftoi në Twitter se shërbimi mjekësor i zyrës presidenciale e kishte këshilluar që të shtynte udhëtimin derisa të shërohej plotësisht.

Lula, i cili mori detyrën më 1 janar për një mandat të tretë si president i Brazilit, planifikoi të udhëtonte në Pekin dhe Shangai midis të hënës dhe të premtes.

Ai kishte planifikuar të takohej me presidentin kinez, Xi Jinping.

Kjo do të ishte vizita e parë e presidentit Lula në Kinë që nga kthimi në detyrë në fillim të vitit.

Që nga viti 2009, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Brazilit dhe një nga investitorët kryesorë në vendin më të madh të Amerikës Latine.

Përpara udhëtimit, zyrtarët thanë se Brazili dëshironte të diversifikonte eksportet e tij në Kinë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like