BRAZIL – Bie mbështetja për Luiz Inácio Lula da Silva për herë të parë që nga ardhja në detyrë

by admin
Spread the love

BRAZILIA, 8 mars /ATSH-ANSA/- Mbështetja për Luiz Inácio Lula da Silva është përkeqësuar këtë muaj në mesin e popullatës, sipas një sondazhi të “AtlasIntel”, i kryer midis 2 dhe 5 marsit.

Kjo për shkak të deklaratës së diskutueshme të presidentit brazilian për veprimet e Izraelit në Gaza, më 25 shkurt në San Paulo.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva akuzoi Izraelin për kryerjen e një “gjenocidi” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës duke e krahasuar luftën e tij kundër Gazës me operacionin e Adolf Hitlerit për të shfarosur popullin hebre.

Për herë të parë që nga fillimi i qeverisë së tij, popullariteti i tij ka rënë nën 50%, nga 52% në janar në 47% tani, ndërsa pjesa e atyre që nuk e mbështesin është rritur nga 43% në 46%.

Vlerësimi i situatës ekonomike të vendit gjithashtu u përkeqësua, ku 53% e 3154 të anketuarve e konsideruan atë “të keqe”, krahasuar me 47% në janar.

Siguria publike, përgjegjësia fiskale dhe lufta kundër korrupsionit ishin fushat në të cilat ekzekutivi i liderit progresiv mori vlerësimet më të këqija.

Të drejtat e njeriut, barazia racore, reduktimi i varfërisë, politikat sociale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë ndër fushat më të vlerësuara. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like