BRATISLAVË – Sllovakia shpall referendumin për reformën zgjedhore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRATISLAVË, 4 nëntor /ATSH-DPA/-Presidentja sllovake, Zuzana Caputova njoftoi sot se referendumi për reformën zgjedhore do të zhvillohet më 21 janar të vitit të ardhshëm, në përgjigje të kërkesës së partive opozitare.

Elektorati i Sllovakisë, i përbërë nga rreth 4.4 milionë votues, do të vendosë pro ose kundër një amendamenti kushtetues që do të lejonte zgjedhje të parakohshme në të ardhmen.

Sipas kushtetutës aktuale sllovake, parlamenti i ri duhet të zgjidhet çdo katër vjet.

Edhe nëse një qeveri bie dhe nuk mund të gjendet një shumicë për një koalicion të ri, parlamenti i vendit mund të mos shpërbëhet, si në vendet e tjera, për të lejuar zgjedhje të reja të parakohshme. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like