BRATISLAVË, 26 janar /ATSH-DPA/ – Sipas ministrit sllovak të Mbrojtjes Jaroslav Nad, Sllovakia nuk është e gatshme t’i dorëzojë tanket e saj ”Leopard” në Ukrainë, pasi ato zëvendësojnë automjetet luftarake të dërguara tashmë te fqinji i saj ndërluftues.
”Marrëveshja me Gjermaninë që një ‘Leopard 2A4’ i premtuar do t’i dorëzohej Sllovakisë ende qëndron’’, theksoi Nad për agjencinë e lajmeve TASR.
Sipas marrëveshjes, një tank ”Leopard” iu dorëzua Sllovakisë në dhjetor nga ministrja e atëhershme e Mbrojtjes Christine Lambrecht, me 14 të tjerë që do të dorëzoheshin deri në fund të vitit 2023.
Ata janë pjesë e një skeme tregtare të pajisjeve të drejtuar nga qeveria gjermane për të furnizuar në mënyrë indirekte armë Ukrainën nëpërmjet aleatëve, të njohur si një ‘’shkëmbim rrethor’’.
Gjatë shkëmbimit, ”Leopardët” e furnizuar nga Gjermania zëvendësojnë 30 automjete luftarake këmbësorie BMP-1 që Sllovakia i ka dorëzuar tashmë Ukrainës.
‘’Për të ndihmuar Ukrainën, Sllovakia është e gatshme të diskutojë transferimin e tankeve të saj T-72 të projektuar nga sovjetikët, por Bratislava duhet të marrë një zëvendësim të përshtatshëm’’, theksoi Nad./ /os/