Braçe prezantoi amendamentet, reagon menjëherë Bujar Leskaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka patur një diskutime me Erion Braçen. Diskutimi ka ardhur pas amendamenteve të propozuar nga Braçe, teksa Leskaj është shprehur se mazhoranca nuk e mbështet duke i propozuar kështu që të mos votonte paketën fiskale.

Leskaj u shpreh ndëre të tjera se me këtë veprim do i bënte një shërbim efikas të gjithë zgjedhësbe të tij, e duke shtuar se në 2007 ai vetë kishte votuar 16 herë kundër ligjeve të propozuara nga qeveria e asaj kohe.

“Ju jeni i ndërgjegjshëm që mazhoranca nuk ju mbështet, ne dhe ju thjesht kalojmë, plotësojmë atë butaforinë. Meqënëse grupi nuk ti mbështet, unë ju sfidoj I dashur Erion, mos e votoni paketën fiskale se është një paketë gënjeshtrash. Me këtë ju i bëni një shërbim dhe zgjedhësve tuaj. Nga mesi i 2007 kur kam qenë deputet unë kam votuar 16 herë kundër ligjeve që sillte qeveria e asaj kohe.“-shkruan Leskaj.

Braçe ka prezantuar 10 amendamente në seancën plenare, taksë për vajin e palmës dhe një sërë kërkesash tjera pasi sipas tij skema 20 me 20 që u miratua në 2014 nuk po zbatohet më në sektorin e bujqësisë, gjë e cila ka shkaktuar mjaft probleme dhe dëme ekonomike.

“Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj.

Dua të pyes se cfarë ka ndodhur me qeverinë nga 2014 e deri më sot? Problemi është te bujku dhe te eksportuesi. Cfarë ndodhi me skemën 20 me 20, që u miratua në 2014”-theksoi Braçe në fjalën e tij.

You may also like