Bottas i rikthehet eksperiencës me Mercedes: Kam vuajtur me Hamilton!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Valtteri Bottas nuk është shpallur asnjëherë Kampion i Botës në Formula 1 dhe shanset për t’ia dalë, tashmë që bën pjesë në radhët e skuderisë Alfa Romeo janë minimale.

Mirëpo, gjatë karrierës së tij, finlandezi e ka pasur mundësinë për ta fituar titullin duke qenë se për pesë sezone ishte pjesë e Mercedes.

Por, fati i keq i Bottas ishte që në të njëjtën kohë në skuderinë gjermane ishte edhe Lewis Hamilton. Së fundmi, Bottas theksoi se për të ishte e vështirë të qëndronte nën hijen e britanikut ndërsa shtoi se mendonte gjithnjë për një mënyrë si ta mposhtte Hamilton.

“Unë jam një natyrë shumë kompetitive dhe ishte e vështirë të pranoja dominimin e Hamilton. Vetëm për një sezon e pranova se Hamilton ishte më i mirë se unë, pasi në pjesën tjetër të kohës mendoja gjithnjë se si ta mundja dhe të fitoja titullin botëror. Ishte e vështirë për mua sepse doja të fitoja menjëherë, por nuk ndodhi”, u shpreh Bottas.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like